Struga Trim Lum në pritje të shortit

Futboll

Struga Trim Lum në pritje të shortit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:54
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum fitoi titullin në kampionatin e futbollit të Maqedonisë për herë të parë në histori dhe tani do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ku për shkak të koeficientit të dobët do të jetë në mesin e jo-favoritëve.

Ekipi i qytetit buzë liqenit është në pritje të shortit dhe në krahun e kundërt janë 15 emra. Flora Tallinn nga Estonia, TNS nga Uellsi dhe Zrinjski nga Bosnja dhe Hercegovina mund të vlerësohen si më të favorshmet.

Kundërshtarët e mundshëm të Strugës në xhiron e parë të Champions League:
Ferencvaros (Hungari), Karabakh (Azerbajxhan), Slovan Bratislava (Sllovaki), Sherif (Moldavi), BATE Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Maccabi Haifa (Izrael), CSKA Sofia/Ludogorets (Bullgari), Zalgiris (Lithuania) , HJK (Finlandë), Flora Tallinn (Estoni), Shamrock Rovers (Irlandë), TNS (Uells), Olympia (Slloveni) dhe Zrinjski (BeH).

Struga ka koeficientin më të ulët nga të gjithë pjesëmarrësit në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ka koeficientin 1.100. Shorti për raundin e parë të kompeticionit elitar të klubeve është planifikuar të mbahet më 20 qershor në Nyon. Ndeshjet e para janë me 11/12 korrik, ndërsa ato të kthimit me 18/19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat