Zyrtare: Asensio largohet nga Reali

Futboll

Zyrtare: Asensio largohet nga Reali

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:09
Marco Asensio

Zyrtare dhe e konfirmuar, Marco Asensio largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë.

Reali e ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate zyrtare, ndërsa vendimi ishte marrë javën e kaluar.

Asensio pritet të kompletojë detajet e fundit për të nisur një aventurë të re te Paris Saint-Germain gjatë ditëve në vazhdim.

“Real MadridiAi iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë histori si pjesë e një ekipi të përfshirë në një nga epokat tona më të suksesshme.

Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij. dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone”, shkruhej në komunikatën e Real Madridit.

Marco Asensio ka fituar 17 trofe te Real Madridi: 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat