Mourinho kërkon në “Olimpico” talentin francez

Futboll

Mourinho kërkon në “Olimpico” talentin francez

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:56
Houssem Aouar

Mourinho kërkon në “Olimpico” talentin francez!

Pas nënshkrimit me mesfushorin e Olympique Lyon, Houssem Aouar, si një lojtar i lirë, me këtë të fundit që i ka dhënë “lamtumirën” ish-skuadrës së tij, tashmë “verdhekuqtë” e Romas po mendojnë për një tjetër transferim me parametra zero.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestgjiozes italiane, “Correie dello Sport”, tekniku Jose Mourinho kërkon të sjellë në “Olimpico” për sezonin e ardhshëm, qendërmbrojtësin e Eintracht Frankfurt, Evan Ndicka, të cilit i skadon kontrata me “shqiponjat” gjermane këtë sezon.

Ndicka vetëm 23-vjeçar është në sezonin e tij të 5-të tek Eintracht Frankfurt, me francezin që me paraqitjet e tij e ka vendosur veten në “fokusin” e shumë ekipeve të mëdha, ku ndër ta nuk ka si të mungojnë dhe “verdhekuqtë” italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat