Zyrtarizohet afrimi i parë

Futboll

Zyrtarizohet afrimi i parë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:05
Egnatia

Pas një sezoni pozitiv, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe e mbylli kampionatin në vendin e tretë, Egnatia ka nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Në një postim në rrjetet sociale rrogozhinasit kanë zyrtarizuar afrimin e parë për merkaton e verës, ndërsa bën me dije se ai është mbrojtësi Stivian Janku, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit.

“Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League.”-shkruan Egnatia.

Janku u afrua nga rrogozhinasit për të nisur përgatitjet për Conference League, ndërsa ka firmosur me Egnatian një kontratë 2-vjeçare plus një vit shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat