Gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj - Liria

Futboll

Gjyqtarët e ndeshjes Ferizaj - Liria

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:09
Gjyqtarët

Përballja mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit, po pritet me ankth sepse gabimi më i vogël më nuk ka kthim pas për asnjërën skuadër.

Ferizaj synon mbetjen në Superligë dhe Liria të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.

Ballafaqimi do të luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Federata e Futbollit të Kosovës i ka caktuar referët për ndeshjen e nesërme të barazhit. 

Refer kryesor do të jetë Visar Kastrati, kurse anësor Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri dhe refer i katërt, Alban Shala. 

Ndërsa në VAR: Genc Nuza dhe Fatlum Berisha”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat