Di Maria i jep lamtumirën Juventusit

Futboll

Di Maria i jep lamtumirën Juventusit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:30
Di Maria

Angel Di Maria do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në radhët e Juventusit. Ndonëse zyrtarizimi i lamtumirës së argjentinasit nuk ka ardhur ende, ai praktikisht e ka bërë vetë një gjë të tillë.

Kjo kuptohet edhe nga një foto e postuar në rrjetet sociale nga vetë futbollisti.

Di Maria ka pozuar me një foto që i ka dhënë me autograf Nikolo Faxholi, mesfushori i Juventusit, i cili ka qenë një ndër emrat më të spikatur në bardhezinjve në këtë edicion.

“Fide, ke qenë një shembull brenda dhe jashtë fushës”, shkruhej në dedikimin e Faxholit në fanellën që i kishe dhënë argjentinasit.

Me sa duket Di Maria po mbledh kujtime nga shokët e skuadrës ku qëndroi një vit të vetëm dhe nuk ia doli që të bënte diferencën ashtu siç do të dëshironte ai, duke e mbyllur pa trofe dhe pa shumë lavdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat