Qemal Ibishi rikthehet në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Qemal Ibishi rikthehet në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2023 Në ora: 00:14
Qemal Ibishi me fanellë kuq e zi

Ish-lojtari të të rinjve të Maqedonisë së Veriut, Qemal Ibishi, do të përforcojë skuadrën e Makedonia GP. 

Pas një karriere ndërkombëtare në Kroaci, pra në ekipet si Lokomotiva, Dubrava dhe Orientit, Ibishi rikthehet në Maqedoni.

Dikur një nga talentet më të mëdhenj të sulmit të futbollit maqedonas, një fëmijë i Vardarit, ku e kaloi karrierën rinore, e më pas luajti për ekipin e parë. 

Ai luajti dhjetë ndeshje për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Makedonia GP pret paraqitje në Conference League këtë verë, ndaj në këtë drejtim është edhe përforcimi i madh në repartin e sulmues me Ibishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat