Gallagher bën premtimin e çmendur

Futboll

Gallagher bën premtimin e çmendur

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 00:33
Gallagher

Manchester City mund të jetojë një sezon historik nëse 10 qershorin e ardhshëm do të arrijë të mposhtë Inter-in në finalen e Champions League që do të luhet në Stamboll.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka fituar Premier League dhe Kupën e Anglisë, pas fitores 2-1 të marrë këtë të shtunë në finalen e luajtur në Wembley.

Kundër Inter-it të Simone Inzaghi-t, Qytetarët kanë mundësinë të realizojnë Triplete-n historike që do të lumturonte shumë tifozët e Citizens dhe njërin në veçanti.

I intervistuar nga BBC, këngëtari Noel Gallagher, ish-pjesëtar i Oasis dhe një tifoz i madh i Manchester City-t, ka folur në lidhje me mundësinë e Champions-it kundër Inter-it dhe për rjedhojë Tirplete-s:

“Nëse Guardiola fiton Champions League, atëherë unë do të bëhem shërbëtori i tij për pesë vjet.

Do të bëj gjithçka që do të më thotë, nëse do të vijë në shtëpinë time dhe do të më thotë se nuk i pëlqen arredimi, unë do ta ndryshoj.

Më pas do të ngjitem në skenë me brekë”, ka thënë Gallagher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat