Shumë futbollistë të Milanit luajnë sot ndeshjen e fundit

Futboll

Shumë futbollistë të Milanit luajnë sot ndeshjen e fundit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:50
Milani

Milani do të luajë sot ndeshjen e fundit të sezonit dhe përballë do të ketë skuadrën e Hellas Veronës.

Për kuqezinjtë do të ketë një sërë largimesh në merkaton e verës dhe veç Ibrahimoviçit që tashmë është e ditur, do të ketë edhe emra të tjerë që do të largohen.

Në “San Siro” do të jetë ndeshja e fundit edhe për Rebiç e Origin, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të jetë e fundit edhe për Brahim Diaz.

Sulmuesi spanjoll do të kthehet te Real Madridi pas huazimit duke zënë vendin e Asensios që ka si destinacion PSG-në.

Vranks erdhi me bujë në huazim nga Volfsburg dhe nuk arriti të tregonte asgjë e largimi është i pashmangshëm. Në dyshim është Adli që mund të largohet në huazim por edhe Balo Ture e Gabia. Për kuqezinjtë pritet një verë e nxehtë me largime dhe natyrisht me afrime për t’i zëvendësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat