Maldini afër largimit nga Milani, kishte tensione në takimin e sotëm

Futboll

Maldini afër largimit nga Milani, kishte tensione në takimin e sotëm

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:42
Maldini

Mëngjesin e sotëm, drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini dhe pronari i klubit, Gerry Cardinale kanë zhvilluar një takim të gjatë.

Sipas asaj që ka raportuar Peppe Di Stefano nga Sky Sport, takimi në mes të palëve nuk shkoi mirë dhe kishte shumë tensione.

Palët janë përballur jo vetëm me buxhetin e transferimeve të verës, por mbi të gjitha me një autonomi më të madhe të kërkuar nga ish-kapiteni dhe mbi perspektivat e klubit për sezonet e ardhshme, por vizionet, nga ajo që filtron, janë të ndryshme.

Pas takimit të mëngjesit të sotëm, shkëputja mes Maldinit dhe rrjedhimisht edhe Massarës me Milanin për momentin është një hipotezë, jo më konkrete, por gjithsesi një mundësi.

Për momentin nuk ka deklarata apo komunikime zyrtare nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat