Calhanoglu: Gjithçka është kryer

Futboll

Calhanoglu: Gjithçka është kryer

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:08
Calhanoglu

Ditën e djeshme, në kuadër të “Media Open Day” të organizuar në Appiano Gentila në kuadër të finales së Champions League mes Interit dhe Manchester City, Hakan Calhanoglu ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij duke folur për mediat turke.

“Po, do të vazhdojë me Interin.

Ne tashmë kemi rënë dakord për gjithçka.

Jam i lumtur këtu, nuk dua të largohem. Do të përpiqem të luaj në nivelin më të lartë gjatë gjithë karrierës sime.

Ky është qëllimi im i parë, padyshim që shpresoj të mos kem lëndime. Siç thashë, situata e kontratës sime është e qartë, do të firmos në ditët në vijim.

Finalja në Stamboll? Jam shumë i lumtur që do të luaj në vendin tim, jam krenar. Do të jetë një lojë e mirë për ne. Është një nder i veçantë për ne që jemi në finale pas kaq shumë vitesh.

Sigurisht e dimë që do të jetë e vështirë, ne e respektojmë Cityn, por nuk kemi frikë.

Ne kemi luajtur gjithmonë shumë mirë, veçanërisht kundër ekipeve të forta në Champions League. Ne dominuam, jemi një ekip i mirë”, është shprehur mesfushori i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat