Mendilibar vazhdon edhe për një vit drejtimin e Sevillës

Futboll

Mendilibar vazhdon edhe për një vit drejtimin e Sevillës

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:47
Mendilibar

Sevilla ka vendosur t’ia besojë drejtimin e skuadrës trajnerit të deritanishëm, Jose Luis Mendilibar, me të cilin fituan trofeun e Ligës së  Evropës.

“Trajner i skuadrës për sezonin e ardhshëm do të jetë Jose Luis Mendilibar.

Ai donte kontratë për vetëm një vit dhe ne kemi nënshkruar për një vit", theksoi zëvendëspresidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido Carrasco.

Ai ka drejtuar skuadrën e Sevillas në 17 ndeshje zyrtare dhe përveç që e shpëtoi nga zona e rrezikshme në La Liga arriti ta fitojë një titull të ri evropian.

Prandaj, nuk kishte dilema se Mendilibar duhej të vazhdonte drejtimin e skuadrës.

"Negocim i natyrshëm, si të gjithë. Jose Luis Mendilibar ishte shumë i lumtur në Sevilla. Ai jetoi një ëndërr. Nuk e kishte pasur rastin ta shijonte më parë një sukses të tillë të jashtëzakonshëm. Ne e njoftuam atë ditë para finales, se pavarësisht rezultatit , donim që të vazhdonte”, shtoi ai.

“Këtë mëngjes kam qenë me presidentin dhe drejtorin e përgjithshëm sportiv duke rinovuar me Mendilibarin. Ne duam të ndërtojmë një Sevilla kampione krah për krah me Mendilibar", tha zëvendëspresidenti.

Mendilibar arriti në klub më 21 mars me misionin e përkushtuar për të mbajtur skuadrën në La Liga, por ai jo vetëm që ia arriti këtij qëllimi me lehtësi, por edhe arriti të kapërcejë dy përballje shumë të forta në Ligën e Evropës, kundër Manchester Unitedit dhe Juventusit, për ta ngritur më pas trofeun e kësaj gare, pasi në finalen e Budapestit e mposhti Romën pas penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat