Ferizaj ankohet se Liria po bëjnë kontrata të dyfishta dhe jo valide

Futboll

Ferizaj ankohet se Liria po bëjnë kontrata të dyfishta dhe jo valide

Nga: K. G. Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:54
Logo e FC Ferizajt

Klubi i futbollit Ferizaj ankohet në FFK se klubi i futbollit Liria e Prizrenit, ka bërë kontrata të dyfishta me lojtarë dhe jo valide.

Ferizaj është ankuar në FFK se Liria ka zhvilluar finalen e barazhit me disa lojtarë që iu ka skaduar kontrata me 31 maj dhe tani kërkojnë fitoren në tavolinë me rezultat 3:0.

“Kemi dërguar ankesë në FFK, se KF Liria kanë bërë kontrata të dyfishta me lojtarë dhe jo valide.

Kontratat nuk janë të deponuara në FFK dhe janë të papranueshme..

Kontrata janë bërë me 2 qershor.

Informacionet e fundit janë se drejtuesit e Lirisë kanë angazhuar dy-tre avokatë për këtë punë”, thonë nga FC Ferizaj.  

Presim edhe përgjigjen e klubit të futbollit Liria me këtë rast, në lidhje me ankesën e FC Ferizajt. 

Nesër pritet Komisioni i Garave i FFK-së të vendosin për ndeshjen, do të mbetet me rezultat të arritur në fushë (me penallti 3:0) për Lirinë apo do të regjistrohet me rezultat zyrtar për Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat