Transferimi i Havertz te Real Madridi dështoi

Futboll

Transferimi i Havertz te Real Madridi dështoi

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:00
Kai Havertz

Ka dështuar transferimi i mesfushorit të Chelsea, Kai Havertz te Real Madrid.

Sipas gazetarit të Marca, Jose Diaz, transferimi i futbollistit gjerman Kai Havertz te Real Madrid nuk do të realizohet. Aktualisht është e paqartë se cilët faktorë çuan në këtë zhvillim.

Më herët u raportua se Havertz është plotësisht i përgatitur për kalimin te Los Blancos dhe zhvendosja në Madrid është prioriteti i tij. Vetë Chelsea ka qenë i hapur për bisedime për një shitje të mundshme të mesfushorit.

Havertz bëri 47 paraqitje për Chelsea sezonin e kaluar. Ai arriti të shënonte 9 gola dhe të bënte një asistim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat