Fiorentina – West Ham, formacionet e mundshme në finalen e Ligës së Konferencës

Futboll

Fiorentina – West Ham, formacionet e mundshme në finalen e Ligës së Konferencës

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Fiorentina ka dy dyshime të mëdha për finalen e Ligës së Konferencës, derisa West Ham Unitedi shpreson në formën e mirë të Michail Antonio dhe ish-futbollistit të Milanit, Lucas Paqueta.

Finalja e madhe e garës së tretë evropiane për nga rëndësia zhvillohet të mërkurën mbrëma (7 qershor) në Eden Arena të Pragës.

Vincenzo Italiano vazhdimisht e ka ndryshuar skuadrën gjatë sezonit, prandaj është vështirë të parashikohet njëmbëdhjetëshi startues i Violas.

West Hamit i mungon vetëm lojtari italian, Gianluca Scamacca dhe i pezulluari, Aaron Cresswell, ashtu që Michail Antonio do të mbështetet nga Jarrod Boëen, Said Benrahma e Lucas Paqueta.

E gjithë vëmendja do të jetë te Declan Rice, pasi pritet të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin para se të transferohet.

Formacionet e mundshme

Fiorentina: Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez-Quarta, Biraghi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Ikone; Cabral.

West Ham United: Areola; Coufal, Zouma, Aguerd, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat