​Lista e Kosovës, Batatina godet Giressen: Dështim total, ta marrin një trajner shqiptar

Futboll

​Lista e Kosovës, Batatina godet Giressen: Dështim total, ta marrin një trajner shqiptar

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:51
Tahir Batatina

Lista prej 23 lojtarëve të ftuar nga trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alaing Giresee për dy ndeshjet e këtij muaji, në të cilën nuk është përfshirë asnjë lojtar nga Superliga e Kosovës, ka bërë që Tahir Batatina jetë i ashpër me trajnerin francez.

Trajneri i Llapit ka thënë se ka mbetur u habitur nga lista e publikuar ku nuk është përfshirë asnjë lojtar që luan në futbollin kosovar.

Ai shton se ideja e trajnerëve të Kosovës për të marr lojtarë vetëm pse ata luajnë nëpër Evropë është totalisht gabim, e aq më tepër kur trajnerët që e kanë drejtuar deri më tani Kosovën nuk e kanë arritur asnjë objektiv të tyre.

Batatina: Jam i habitur me listën e lojtarëve të ftuar nga Giresse

“Kjo është për t’u habitur, po të kishin ardhur këta selektorë për të na kualifikuar në botëror e evropian do t’ua kishim dhënë dorën sepse po dinë dhe po ia qëllojnë dhe nuk kanë nevojë të na i marrin lojtarët. Por në momentin kur selektorët tanë nuk na kanë kualifikuar as në kampionat botëror e as evropian dhe shohim që rezultatet e tyre janë dëshpëruese, nuk kanë arsye për të mos i marrë lojtarët e Superligës. Mendoj që është gabim shumë i madh që nuk janë duke i marr. Nuk duhet të merret një lojtar që shkon e luan, si Mirlind Daku, apo Valmir Veliu, apo Arbnor Muja dhe tani eja ti direkt në kombëtare pse shkove për të luajtur në Evropë, jo, gabim.”, thotë Batatina.

Batatina thekson se kombëtarja duhet të përbëhet nga lojtarët vendor në mënyrë që të bëhet promovimi i ligës. Ai ka kërkuar që të bëhet ndryshimi i trajnerit duke thënë se është koha që në krye të “Dardanëve” të emërohet një trajner shqiptar.

Batatina: Kosovën duhet ta drejtoj një trajner shqiptar

‘Promovimi i i ligës sonë duhet të bëhet me lojtarët tanë, sepse unë e kam parë listën. Nuk e ke asnjë qendërmbrojtës më të mirë se Ilir Krasniqin dhe Dellovën. Përveç Amir Rrahmanit qendërmbrojtës më të mirë nuk ke, e nëse nuk është Dellova dhe Ilir Krasniqia është dështim për repartin defanziv të Kosovës sepse mund t’i japin shumë Kosovës, po pse selektori po i sheh ndryshe, mendoj që është gabim....Iu them këtyre selektorëve se është gabim, por mendoj se do ta provojnë edhe këtë evropian dher dhe do ta shohim që duhet bërë ndryshime. Ka ardhur koha një selektor shqiptar ta merr skuadrën, frenat e kësaj skuadre që e njeh mirë mentalitetin, e njeh mirë nivelin e futbollit të Kosovës, i njeh mirë lojtarë që i fton në kombëtare. Mendoj që pa i njohur mirë nuk do të kemi sukses, frikësohem shumë, edhe pse kemi potencial të jashtëzakonshëm.”, tha Batatina.

Në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian, Kosova më 16 qershor e pret Rumaninë në “Fadil Vokrri”, kurse tri ditë më vonë ballafaqohet me Bjellorusinë Budapest.

“Dardanët” kanë dy barazime nga dy ndeshjet e parë në grupin I ku janë ndeshur me Izraelin dhe Andorran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat