Mancini: Ja pse me Inter-in nuk do ta ketë të lehtë

Futboll

Mancini: Ja pse me Inter-in nuk do ta ketë të lehtë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 15:46
Roberto Mancini

Edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nuk do t’i humbasë finalet e Conference dhe Champions League të planifikuar për sot dhe të shtunën në mbrëmje.

Ai e tha vetë për Sky Sport duke komentuar sfidat që presin Fiorentinën, kundër West Hamit dhe Interin, kundër kampionëve anglezë Manchester City.

Për skuadrat italiane në Europë: “Futbolli italian është përmirësuar vitet e fundit, nuk jemi ata që ishim 20 vjet më parë kur në Serinë A luanin lojtarët më të mirë në botë.

“Megjithatë, fakti që arritëm në tri finalet europiane me disa lojtarë italianë është një faktor i rëndësishëm”.

Për finalen e Champions League: “City mund ta nisë ndeshjen si favorit, por gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Interi është një ekip solid dhe është e vështirë të shënosh kundër tyre”.

Për Conference League: “I uroj fat Fiorentinës dhe i bëj urimet për sezonin që kanë pasur.

“Si West Hami dhe vjollcët janë dy skuadra të shkëlqyera, por padyshim që shpresoj që skuadra italiane të fitojë. Sonte do të shohim finalen e Fiorentinës së bashku me djemtë në kampin stërvitor”, tha Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat