Katër klube angleze interesohen për yllin e skuadrës

Futboll

Katër klube angleze interesohen për yllin e skuadrës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:46
Nicolo Barella

Inter është duke u përgatitur për të luajtur finalen e madhe të Champions League ditën e shtunë më 10 qershor përballë Manchester City.

Ndërkohë që përgatiten për këtë sfidë, “Sportmediaset” bën “me dhimbje koke” zikaltërit pasi mediumi italian shkruan se katër klube të mëdha angleze kërkojnë shërbimet e mesfushorit italian, Nicolo Barella.

Performanca e Barella me fanellën zikaltër ka qenë gjithnjë në rritje dhe më e mirë vit pas viti. Kështu, kjo ka bërë që skuadra si Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Neëcastle të shfaqin interes për të.

Inter është i bindur se Barella nuk është pjesë e listës së largimeve, por një themel për të ardhmen e skuadrës, por gjithsesi, një ofertë stratosferike do të bënte drejtuesit zikaltër të “dridheshin”.

Kartoni i Nicolo Barella vlerësohet minimalisht 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat