Media italiane vlerëson sezonin e Etrit Berishës

Futboll

Media italiane vlerëson sezonin e Etrit Berishës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:00
Etrit Berisha

Etrit Berisha ka kaluar sezonin më të keq në karrierën e tij.

Portieri gjakftohtë doli nga vetja në sherrin me trajnerin Juric te Torino në janar.

Kjo i kushtoi shumë portierit të Kombëtares që nuk u grumbulluar për të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fundin e sezonit. Në vlerësimin e bërë nga media italiane “Toro Neës”, Berisha nuk meriton as notën 4 për sezonin e tij. Sipas saj, portieri shqiptar vlerësohet me 3 dhe ka jo pak kritika për mënyrën sesi u soll me Juric.

“Pagoi qëndrimin jo profesional. Nuk ishte i dobishëm për kauzën e Torinos pasi u la si zgjedhje e dytë. Berisha la një farë mëdyshjeje dhe ishte shumë e papritur.

Sigurisht që t’i mund të mos jesh dakort për një zgjedhje teknike, por gjithsesi duhet të jesh gati për grupin kur klubi të paguan pagën në kohë”, shkruhet mes të tjerash në vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat