KF Besa: Kërkojmë nga federata, komuna dhe qeveria që t’i kthejnë sytë edhe nga Sllupçani

Futboll

KF Besa: Kërkojmë nga federata, komuna dhe qeveria që t’i kthejnë sytë edhe nga Sllupçani

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:47
Besa

KF Besa nga Sllupçani e ka përmbyllur sezonin futtbollistik në vendin e tretë të Ligës së Tretë-Veri.

Duke marrë parasysh kushtet jo të mira finansiare ky sukses konsiderohet sukses i madh.

Mirëpo, drejuesit e këtij klubi me shumë përvojë në këtë rang garash kërkojnë nga FFM, komuna e Likovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut që t’i kthejnë sytë edhe nga ata, pasi siç kanë theksuar edhe në sllupçan luhet futboll.

"Duke e pa renditjen në tabelë, nuk është që vendi tretë ka ndonjë peshë të madhe, mirëpo kur ndalesh dhe shikon nga një këndvështrim tjeter, një ekip nga një fshat me një buxhet shumë të vogël, lojtarë të cilët nuk kanë asnjë perfitim, por që luajnë me zemër e japin gjithçka nga vetja për klubin, gjithmonë ekip kyç për ngritjen e ekipeve në ligë të dytë.

Çdo ekip tjetër që shihet këtu në tabelë ka buxhetin dhe infrastrukturën (stadiumin) më të mirë se ne, mos ndoshta vinë nga një shtet tjetër apo edhe këta janë nga RMV!!!

Kërkojmë nga federata, komuna dhe qeveria që t’i kthejnë sytë edhe ka Sllupçani se edhe këtu ka futboll, futbollistë e femijë që duan të ushtrojnë në stadium të mirë…

Ps. Sa për informim stadiumi mban emrin e Dëshmorit më të ri “AbdulMexhid Shaini” dhe nuk e meriton këtë gjendje", thonë në KF Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat