Formacionet e mundshme Man City - Inter

Futboll

Formacionet e mundshme Man City - Inter

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:21
Formacionet e mundshme

E shtuna po afrohet dhe Stambolli më datë 10 qershor do të përjetojë një finale fantastike në stadiumin “Ataturk”.

Manchester City dhe Inter do të ndeshen së bashku për trofeun më të rëndësishëm europian për klube, atë të Champions League.

Ky trofe është shumë i kërkuar nga të dyja skuadrat, me City që nuk e ka fituar asnjëherë dhe me zikaltërit të cilët kanë 13 vite nga hera e fundit që e kanë ngritur këtë trofe.

Padyshim që Guardiola dhe Inzaghi do të hedhin në fushë formacionin e tyre më të mirë të mundshëm.

Tekniku spanjoll pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë Ederson në portë, Walker, Dias dhe Akanji në mbrojtje. Një mesfushë sikur një “rrjetë merimange” do të shpaloset për 90 minuta, ku Stones, Rodri, De Bruyne, Gundogan, Bernardo Silva dhe Grealish do të jenë të gjithë në dispozicon të “bishës” Haaland.

Inzaghi nga ana tjetër pikëpyetje ka vetëm në repartin e sulmit, se cili do të jetë partneri i Lautaros në këtë finale. Onana do të jetë në portë, ndërsa Bastoni, Acerbi dhe Darmian në mbrojtje.

Mesfusha qendrore do të përbëhet nga Calhanoglu, Brozovic dhe Barella, ndërsa krahët me Dimarco dhe Dumfries.

Sulmi deri mëtani pretendohet të jetë Lautaro-Dzeko, por në minutën e fundit mund të ketë një ndryshim me Lautaro-Lukaku, këtë do ta caktojë Inzaghi para sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat