Galliani: Pa penalizim do të ishte në Champions

Futboll

Galliani: Pa penalizim do të ishte në Champions

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:57
Galliani

Drejtori ekzekutiv i Monza, Adriano Galliani, ka dhënë një intervistë për “Il Cittadino” ku ka folur edhe për penalizimet ndaj Juventusit, ndër të cilat heqja e 10 pikëve nag renditja, gjë që e la jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm:

“Mendoj se klubi i Juventusit tashmë ka paguar mjaftueshëm, duke qenë se pa penalizimin me zbritje pikësh do të ishte në Champions League. Në vend të kësaj përfundoi i shtati në renditjen e kampionatit që sapo u mbyll.

Fitorja që arritëm ndaj tyre ishte momenti më i mirë i sezonit dhe jemi gjithashtu më të mirët e sapo promovuar në Evropë, në të njëjtin nivel me Fulham.

Kur vendosëm të fokusoheshim te Palladino, ne u masakruam, pak si ajo që ndodhi me Sacchi. Sidoqftë, tani Raffaele mund të ndjekë gjurmët e trajnerëve të mëdhenj”.

Nga ana e tij, trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini u ndal edhe në një vlerësim personal të sezonit të Allegrit në stolin bardhezi: “Sa pikë ka grumbulluar Juve në fushë?

Dhe si do të ishte renditja e bardhezinjve pa diskutime të mëtejshme? Puna e Allegrit duhet të respektohet dhe të mbrohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat