Haaland bëhet gati për Stambollin

Futboll

Haaland bëhet gati për Stambollin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:39
Haaland e Guardiola

Erling Haaland pranon se do të jetë një moment special finalja e Ligës së Kampioneve kundër Interit, ndërsa sulmuesi i Mançester Sitit do të përpiqet të ndihmojë skuadrën që ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar tripletën.

Golashënuesi më i mirë i “qytetarëve” këtë sezon, i cili ka fituar Premier Ligën dhe Kupën FA që në debutim, kërkon edhe trofeun e tretë për të kompletuar tripletën historike të shtunën, ndërsa kampionët e Anglisë mund të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre Ligën e Kampioneve.

“Do të jetë speciale”, tha autori i 52 golave për sajtin e klubit.

“Unë kam ëndërruar gjithnjë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të jetë një nder për të luajtur në këtë ndeshje.

Por atje kemi një punë për të bërë. Kemi bërë një sezon të pabesueshëm, por duhet ta mbyllim atë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që të gjithë do të japim gjithçka për ta fituar këtë finale.

Ne duhet të jemi në ditën tonë më të mirë kundër një ekipi të fortë si Interi dhe jemi të emocionuar që do të zbresim në fushë”, tha Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat