Newcastle në “luftë” me United për yllin e Napolit

Futboll

Newcastle në “luftë” me United për yllin e Napolit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:42
Kim Min-jae

Napoli tashmë është dorëzuar dhe është pajtuar me humbjen e Kim Min-jae këtë verë, por Manchester United do të përballet me garë nga Newcastle United për jugkoreanin

Mbrojtësi ka pasur një debutim të mahnitshëm me skuadrën nga Napoli, mori çmimin si mbrojtësi më i mirë në Seria për këtë sezon derisa ndihmoi Napolin ta fitojë Scudetton pas 33 viteve.

Klauzola e lirimit në kontratën e tij sillet në rreth 50-60 milionë euro – varësisht nga bonuset dhe detajet tjera – e që mund të jetë një shifër më e vogël nga 2024.

Kështu, një shitje këtë verë është e paevitueshme dhe gazeta Il Mattino raporton që Kim Min-jae tashmë ka filluar të largon orenditë dhe gjërat e tjera nga shtëpia në Napoli.

Megjithatë, derisa Manchester United ishin pa dyshim favoritë për të, sipas Talk Sport ka shkruar që Newcastle United do të bëjnë një ofertë për ta marrë mbrojtësin.

Duhet tashmë që Kim Min-jae dëshiron që të luajë në Premier Ligë, por Newcastle United sezonin e ri pritet të luajë edhe në Ligën e Kampionëve pasi që është kualifikuar për këtë garë nga vendi i katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat