Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë!

Futboll

Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë!

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:33
Pamje nga seminari

Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë!

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës organizon seminarin e radhës për trajnerët e futbollit të klubeve të AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.

Në fakt, ky seminar është vazhdimësi e seminarit teorik të mbajtur në muajin shkurt. Tani seminari do të jetë i përqendruar në pjesën praktike.

Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për trajnerët e AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, derisa pjesëmarrja e trajnerëve të ligave tjera është e mirëseardhur. Seminari mbahet më 12 qershor, në orën 10:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat