Kur i bashkohen Ademi e Alioski Maqedonisë së Veriut?

Futboll

Kur i bashkohen Ademi e Alioski Maqedonisë së Veriut?

Nga: K. Goca Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:45
Blagoja Milevski

Më 10 qershor (e shtunë) Përfaqësuesja  A e Maqedonisë ka takimin zyrtar për ndeshjet e qershorit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në futboll, kundër Ukrainës (më 16 qershor, Arena Kombëtare “Todor Proeski”) dhe ndaj Anglisë (më 19 qershor, “Old Trafford”, Manchester).

Pjesa më e madhe e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje, pra lojtarët që tashmë kanë përfunduar aktivitetet e tyre në klube, pjesën e parë të përgatitjeve e kanë bërë me përfaqësuesen.

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, është shprehur i kënaqur me punën e bërë ditëve të fundit.

“Shumica e futbollistëve janë mbledhur, presim që të tjerët të na bashkohen në tri ditët e ardhshme, më 12 qershor duhet të jemi komplet në stërvitje pasi të vijnë Alioski, Ademi dhe Iliev.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë fazë të përgatitjeve. Futbollistët edhe pse të lodhur nga sezoni nëpër klube, treguan përkushtim, qasje profesionale dhe entuziazëm të madh.

Jemi munduar të arrijmë një ekuilibër të caktuar për sa i përket lodhjes fizike dhe energjive që do të na nevojiten për fazën e ardhshme të përgatitjeve dhe garat që na presin.

Tashmë theksin e kemi vënë në aftësinë fizike, ndërsa nga 10 qershori po fokusohemi në analizën tekniko-taktike dhe kjo do të jetë në fokus të seancave stërvitore”, - thotë Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat