Ramush Gashi ka disa fjalë emocionuese për Fadil Vokrrin

Futboll

Ramush Gashi ka disa fjalë emocionuese për Fadil Vokrrin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 12:02
Ramush Gashi e Fadil Vokrri

Veprimtari i shquar i futbollit, Ramush Gashi, njeherësh trajner, thotë se po ndihet shumë mungesa e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.   

“Në pesë vjetorin e ikjes tënde kujtimet nga ngelin si ngushëllim!

Nuk them asgjë të re kur them se legjendat nuk vdesin kurrë, por në vetvete ndjej gjithë mallin, boshllëkun që ke lënë për ne të gjallët që ende jetojmë miku im Fadil Vokrri. Edhe pas pesë viteve ti jeton në i gjallë në zemrat dhe kujtesën tona.

Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë ndjejmë mungesën tënde. Sa më shumë që koha kalon aq më shumë ndjejmë dëshirë që të kishte jetuar edhe pak, për neve dhe Kosovën.

Sa do që orvatemi të ruajmë trashëgiminë që na le, miku im mua me bëhet sikur nuk kemi forcë të mjaftueshme për ta meritoren.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty legjendë”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat