Stambolli i Turqisë do të presë finalen e Champions League

Futboll

Stambolli i Turqisë do të presë finalen e Champions League

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:48
Kupa e Champions League

Stambolli i Turqisë do të presë finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit.

Si për ironi të fatit, secili ekip ka nga një lojtar turk në formacion.

Gundogan dhe Calhanoglu do të sfidojnë njëri tjetrin në fushën e blertë të stadiumit “Ataturk”.

Mediat e huaja në Stanboll kanë bërë një sondazh ku kanë pyetur për të preferuarin mes këtyre të dyve. Duke përjashtuar tifozët e dy skuadrave, pjesa tjetër e popullsisë cilësojnë Hakan Calhanoglu si të preferuarin e tyre.

Të dy lojtarët kanë lindur dhe janë rritur në Gjermani, pasi familjarët e tyre kanë emigruar herët në shtetin perëndimor. Gundogan zgjodhi Gjermaninë për të përfaqësuar si kombëtare, ndërsa Hakan Calhanoglu zgjodhi Turqinë.

Kjo zgjedhje e lojtarit të Interit ka bërë që populli turk ta vlerësojë dhe ta cilësojë si hero, por Gundogan shikohet si personi që tradhtoi vendin e tij të origjinës për një kombëtare më cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat