Zidane tradhton Juventusin?

Futboll

Zidane tradhton Juventusin?

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:06
Zidane

Kërkimet për stolin e Napolit ka nisur pak kohë më parë me profilin e Vincenzo Italiano që mbetet në dëshirat e presidentit De Laurentiis, i cili ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin e Spalletti-t pavarësisht titullit të fituar këtë sezon.

Megjithatë, Italiano nuk është i vetmi kandidat sepse valsi i stolave ​​në Europë sapo ka nisur dhe nuk mund të përjashtohen reagimet zinxhir, si në rastin e Galtier, i cili u shkarkua nga PSG, edhe ai pasi ka fituar titullin.

Trajneri i Marseille do të ishte gjithashtu ndër kandidatët e mundshëm si zëvendësues i Spalletti-t, ndërkohë që sugjerimi i fundit i bujshëm sjell në mendje një tjetër francez si Zizou Zidane, sipas mediave italiane.

Ish-trajneri i Realit, i lidhur shpesh me Juventusin, ka fituar gjithçka dhe do të kishte refuzuar stolin e Galtier te PSG, prandaj nuk mund të përjashtohet që ai mund të ketë edhe idenë e rikthimit në Itali, për herë të parë në rolin të trajnerit.

Kërkimet kanë nisur dhe ka shumë emra me listën e Aurelio De Laurentiis, që mund të përmbajë surpriza: ndërkohë shfaqet ideja e bujshme Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat