Ndeshja e parë zyrtare mes Man Cityt dhe Interit – Si kishin përfunduar dy miqësoret mes tyre?

Futboll

Ndeshja e parë zyrtare mes Man Cityt dhe Interit – Si kishin përfunduar dy miqësoret mes tyre?

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

Dhe, fakti interesant është që kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave.

Man City dhe Interi ishin takuar mes vete vetëm në ndeshje miqësore, të zhvilluara para më shumë se një dekade.

Pak kohë pas shpalljes kampion në Ligën e Kampionëve në vitin 2010, Interi mposhti “Qytetarët” me rezultatin 3:0. Victor Obinna, Cristiano Biraghi dhe Joleon Lescott (autogol) shënonin në atë ndeshje.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 1 gusht të atij viti.

Anglezët dhe italianët u takuan sërish në një miqësore, më 31 korrik 2011 – me Manchester Cityn që regjistroi fitore me rezultatin 3:0.

Golashënues të kësaj ndeshje ishin Mario Balotelli, Edin Dzeko dhe Adam Johnson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat