Haaland: Interi shumë i fortë

Futboll

Haaland: Interi shumë i fortë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:26
Haaland

Në prag të sfidës së madhe të mbrëmjes së sotme në finalen e Champions League mes City dhe Interit, Erling Haaland ka bërë disa deklarata pak orë para fillimit të ndeshjes.

“Të luash në finalen e Champions League do të jetë diçka e veçantë të cilën e kam ëndërruar gjithmonë.

Do të jetë një nder për mua të luaj këtë ndeshje.

Megjithatë, para së gjithash kemi një punë për të bërë.

Sezoni që kemi pasur deri tani ka qenë i jashtëzakonshëm, por duhet ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ta bërë këtë, e di që duhet të japim maksimumin kundër një Interi shumë të fortë.”

Norvegjezi më pas komentoi mbi mesataren e tij të shënuar në Champions League prej 1.21 gola për ndeshje.

“E dija se kisha mundësinë të shënoja duke luajtuyr për këtë ekip.

Kur ke kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm rreth teje që të ofrojnë mundësi për të shënuar ose krijuar hapësirë për ju, atëherë shanset do të vijnë gjithmonë. unë jam shumë me fat që kam shokë të skuadrës që më ndihmojnë të bëj punën time.

Duhet shumë punë në fushë dhe jashtë saj për të vazhduar të shënoj gola dhe, kur shënoj një, e kam të menjëhershme objektivin për të shënuar edhe të radhës”, ështe shprehur Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat