Xherdan Shaqiri më në fund shpërthen me gol në Amerikë

Futboll

Xherdan Shaqiri më në fund shpërthen me gol në Amerikë

Nga: K. Goca Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:17
Xherdan Shaqiri

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës, më në fund ka shpërthyer me gol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Goli nuk i mjaftoi Chicagos Fire që të ndal një pikë në konak të vetin.

Chicago Fire si vendas ka pësuar humbje me rezultat 2:1 Columbus Crew.

Shaqiri në minutën e 88-të me një goditje të fortë nga afërsia (11-12 metra) ka realizuar në këndin e poshtëm të rivalit, 1:1.

Për mysafirët shënuan Cucho (59') e Zelarayan (90+3').

Kjo ishte ndeshje e javës së 18-të në MLS (liga amerikane), ndërsa Chicago zë vendin e 14-të me 17 pikë e Columbus në të 6-tin me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat