Piers Morgan “sfidon” Guardiolën

Futboll

Piers Morgan “sfidon” Guardiolën

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:55
Piers Morgan

Pavarësisht arritjes historike të triumfit në finalen e madhe të UEFA Champions League, mbrëmjen e djeshme dhe sigurimin e “tripletës” së famshme, sërish gazetari i mirënjohur britanik, Piers Morgan sërish nuk është i impresionuar me arritjet e skuadrës së Manchester City.

Morgan njihet si një mbeshtetës i “flaktë” i skuadrës së Arsenal, skuadër që u parakalua gjatë këtij edicioni të Premier League, nga Manchester City, me këta të fundit që i kishin “topçinjtë” të vetmit rival në garën për titullin kampion.

“Vetëm një ekip britanik i futbollit ka arritur ndonjëherë pavdekësinë e vërtetë, Arsenali i pamposhtur në 2003-2004.

“Tripletat” janë një dukuri kaq e zakonshme që të dyja skuadrat nga Mançesteri e kanë arritur atë. Kthehuni tek unë nëse Manchester City do të mbetet i pamposhtur në Premier League”, – është shprehur gazetari ditën e sotme, duke “sfiduar” teknikun Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat