Roma bën goditjen e parë

Futboll

Roma bën goditjen e parë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:54
Husem Auar

Husem Auar është zyrtarisht futbollisti më i ri i Romës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi verdhekuq ku ka konfirmuar prezantimin e algjerianit 24-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028.

Murinjo e kërkonte prej kohësh mesfushorin, i cili i dha fund këtë sezon aventurës së tij me Lionin në Francë.

Për të kanë qenë të interesuara shumë klube më parë, por duket se këtë vit ishte Roma ajo që e bindi Auarin të shkojë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat