Struga TL prezanton talentin 19-vjeçar

Futboll

Struga TL prezanton talentin 19-vjeçar

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:13
Ardi Idrizi

Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, prezanton edhe blerjen e dytë në afatin kalimtar të verës, 19-vjeçarin Ardi Idrizi.

Idrizi luan në pozitën e mbrojtësit, sezonin e kaluar ka luajtur për skuadrën e të rinjve të Superligës turke Adana Demirspor, nga ku tani kalon në Strugë TL.

Paraprakisht Struganët kanë prezantuar si përforcim futbollistin Mentor Mazrekaj nga Kosova i cili ka ardhur nga liga e parë shqiptare Laçi.

Skuadra shqiptare synon që të përforcohet sa më shumë për paraqitje dinjitoze në kualifikueset për Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat