Daku paralajmëron Kosovën: Nëse ftohem nga Shqipëria do të luaja me gjithë zemër

Futboll

Daku paralajmëron Kosovën: Nëse ftohem nga Shqipëria do të luaja me gjithë zemër

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:03
Mirlind Daku,

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

Daku nuk u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për EURO 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Tani, sulmuesi i Muras ka thënë se nëse do t’i jepet mundësia do të përfaqësojë Shqipërinë

“Nëqoftëse më jepet mundësia do ta përfaqësojë me gjithë zemër Kombëtaren e Shqipërisë,” tha ai.

Gjithashtu, Mirlind Daku ka treguar se gjatë grumbullimit të fundit me “Dardanët” kishte sakrifikuar për të qenë pjesë e skuadrës.

“Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë.

Vetëm e vetëm që ta mos refuzojë ftesën e Kombëtaren e Kosovës,” tha ai.

“Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë po është diçka shumë jokorrekte ndaj meje,” theksoi 24-vjeçari.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Dueli Sportiv”. Kujtojmë se Mirlind Daku kishte qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Sllovenisë me 19 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat