Verona mbetet në Serie A

Futboll

Verona mbetet në Serie A

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 23:32
Pamje nga ndeshja

Verona ka arritur të fitojë sfidën më të rëndësishme të sezonit ndaj Spezias me shifrat 3:1 dhe ka arritur të sigurojë mbijetesën në Serie A.

Ndërsa Spezia nuk ia del dot dhe sezonin tjetër do të jetë në Serie B.

Takimi nisi i zjarrtë pasi në pjesën e parë u shënuan plot 4 gola. Fillimisht kaloi në avantazh Verona me Faraonin dhe më pas Spezia barazoi me anë të Ampadu.

Sërish gjatë pjesës së parë, Verona arriti të realizojë dy gola të tjerë me anë të Ngonge.

Në pjesën e dytë, Spezia pati mundësinë për të rihapur sfidën, por Nzola gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në sfidën që përfundoi në 3-1.

Pas një sezoni tepër të vështirë, Verona ia ka dalë të mbijetojë në Serie A. Nga ana tjetër, Spezia mposhtet sot dhe automatikisht ka rënë nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat