Tripleta mbush arkat e Manchester City-t

Futboll

Tripleta mbush arkat e Manchester City-t

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 17:58
Lojtarët e Manchester City-t

Manchester City kompletoi një sezon fantastik, duke shënuar edhe edicionin më të mrekullueshëm në historinë e saj. Për herë të parë, City nuk mund të konsiderohet më klubi i sheikëve me shpenzime marramendëse, por një skuadër fituese në fushën e lojës.

Fitorja e tre titujve kampion, Premier League, FA Cup dhe më kryesorja UEFA Champions League ka shtuar edhe buxhetin në arkat e klubit anglez. Fitimi i tyre nënkupton rreth 325 milionë euro për skuadrën me bazë në Manchester, shtuar këtu edhe ndonjë triumf të mundshëm në Superkupën e Europës.

Titulli i tyre i pestë në Premier League në gjashtë sezonet e fundit i dha një bonus afërsisht prej 191 milionë euro, ndërsa fitorja në “Wembley” në finalen e FA Cup ndaj United vlejti 4.5 milionë euro të tjera.

Ndërkaq, triumfi në Stamboll ndaj Interit vlejti rreth 136 milionë euro, duke përfshirë fitimet nga i gjithë kompeticioni. Një total prej 331.5 milionë euro, që do të rrumbullakosej në 350 milionë euro në rast se skuadra e Pep Guardiolës mund Seviljën në Superkupën e Europës më 16 Gusht. Sezon fantastic në fushë dhe për arkat e klubit, që tashmë ka shijuar suksesin e parë Europian, diçka që e ëndërronte prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat