Lewandowski flet për trendin e shkuarjes në Arabi: Kam prioritete të tjera

Futboll

Lewandowski flet për trendin e shkuarjes në Arabi: Kam prioritete të tjera

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:26
Robert Lewandowski dhe Karim Benzema

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka thënë që trendi i shkuarjes së superyjeve të futbollit në Arabinë Saudite nuk është për të.

Pas Cristiano Ronaldos, Karim Benzema e N’Golo Kante kaluan te një klub arab për një tjetër shumë marramendëse, por një gjë e tillë nuk është në preferencat e yllit polak.

“Nuk ka problem. Nuk mendoj për këtë, sepse pse duhet të mendoj për këtë nëse nuk ka problem”, ka thënë Lewandowski për Sport Interia.

“Posaçërisht që kontrata ime zgjat edhe një kohë. E shoh çfarë po ndodh por nuk më brengos, sepse kam të tjera prioritete për momentin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat