Krasniqi: Ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës

Futboll

Krasniqi: Ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:49
Albin Krasniqi

Mesfushori ofensivë, Albin Krasniqi, 22 vjeç, i lindur në Kaçanik, ish-futbollisti i Shkollës së futbollit Dinamo nga Ferizaj, FC Drita dhe FC Ferizaj, ka pranuar ofertën për kontratë 2-vjeçare me klubin e futbollit Prishtina.

“Mendoj që ëndërr e çdo futbollisti nga Kosova është që ta vesh njëherë fanellën e Prishtinës.

Kam ndjenjë të pa përshkruar, mezi pres t’ia fillojmë përgatitjeve dhe që sa më shpejtë të paraqitem para një tifozerie siç e ka Prishtina”, tha Krasniqi.

Prishtina ka synime të mëdha për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat