Reagon Alves

Futboll

Reagon Alves

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:26
Alves

Gjykata e Barcelonës nuk mori në konsideratë propozimin për lirim me kusht nga pala mbrojtëse e Dani Alves duke lënë në burg brazilianin që akuzohet për sulm seksual ndaj një 23-vjeçari në një diskotekë të Barcelonës mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2022.

Alves pretendoi të lirohej me kusht për arsye familjare dhe për projektet e lëna pezull në Barcelonë, mirëpo Gjykata vendosi që ta mbajë prapa hekurave pasi e cilëson si një person që mund të arratiset.

Së fundmi, Alves reagon nga burgu duke theksuar se në versionet e tij të mëparshme kur pretendonte se nuk ka pasur marrëdhënie me vajzën në fjalë e ka bërë vetëm që të mbronte martesën e tij.

“Vetëm dy njerëz e dinë të vërtetën rreth asaj që ndodhi atë mbrëmje në diskotekën e Barcelonës. Unë them të vërtetën, versionet e mëparshme i kam thënë vetëm me idenë për të shpëtuar martesën.

Por, tashmë nuk kam asgjë për të fshehur. Jam në burg prej 20 janarit, por nuk jam fajtor sepse ajo marrëdhhënie ishte konsensuale nga të dyja palët.

As nuk më shkon ndërmend të bëj një akt të shëmtuar, aq më tepër të imponoj dikë për të kryer marrëdhënie seksuale. Kam shkuar në polici me vullnetin tim të lirë, do ta mbroj veten dhe do të provoj pafajësinë”, u shpreh Alves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat