Bunjaku te Liria

Futboll

Bunjaku te Liria

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:33
Bunjaku - djathtas

Liria e Prizrenit pretendon të jetë sa më e fortë në elitën e futbollit të Kosovës.

Prizrenasit përforcohen me futbollistin Faton Bunjaku.

“Bunjaku vishet bardhezi!

Lojtari këmbëshpejtë, Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar për Lirinë, në orët e mbrëmjes, të martën”, njofton FC Liria.

"Jam i lumtur për marrëveshjen.

Shpresoj që bashkarisht të ecim drejt sukseseve",  ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: " për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin".

Bunjaku ka shënuar 14 gola në edicionin që e lam pas.

Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:" edhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat