Oferta e majme për Onanën

Futboll

Oferta e majme për Onanën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:36
Onana

Andre Onana mund të lërë Milanon pas vetëm një sezoni. Sipas “The Sun”, trajneri i ri i Çelsit, Poçetino, u ka kërkuar drejtuesve të veshin blu kamerunasin, ndërkohë që Interi vazhdon të kërkojë vetëm para për ta lënë të lirë, madje i ka dërguar pretendimet në 60 milionë euro.

Duke marrë parasysh lamtumirën e mundshme të 27-vjeçarit, zikaltrit po studiojnë opsionet dhe i pari në listë vazhdon të jetë Guljelmo Vikario, 26-vjeçari i Empolit, i ndjekur nga zvicerani i Bajern Mynihut, Jan Zomer.

Për portën, ama, Interi ka mbyllur akordin me danezin Teo Sander, që luan në ligën vendëse me Alborg.

18-vjeçari, për të cilin do të paguhen rreth 2 mijë euro, pritet të firmosë deri në 2027-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat