Mbappe për Messin: Ai nuk mori respektin që meritoi në Francë

Futboll

Mbappe për Messin: Ai nuk mori respektin që meritoi në Francë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:08
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe

Superylli argjentinas, Lionel Messi i dha fund karrierës së tij te Paris Saint-Germain, duke u larguar si lojtar i lirë për ta nisur një aventurë të re në Amerikë me Inter Miamin.

Messi kishte një fund paksa të hidhur te PSG, pas disa problemeve mes klubit dhe tij, e më pas u përfshin edhe tifozët, të cilët brohorisnin dhe kërkonin largimin e tij nga klubi.

Pavarësisht kësaj, Messi u largua si kampion nga Franca. Tanimë ish-shoku i skuadrës, Kylian Mbappe ka folur për largimin e argjentinasit, duke thënë se ai nuk morri respektin që e meritoi në Francë.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Nuk është kurrë lajm i mirë kur largohet dikush si Messi”, tha Mbappe.

“Unë nuk mund ta kuptoj pse shumë njerëz u gëzuan kur ai u largua. Ai nuk morri respektin që e meritoi në Francë”, shtoi më tej Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat