Koeman: E duam Ligën e Kombeve

Futboll

Koeman: E duam Ligën e Kombeve

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:36
Koeman

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, deklaroi se ai dhe ekipi i tij do të kërkojnë të shkruajnë historinë duke fituar Ligën e Kombeve për herë të parë.

Edicioni i këtij viti në Ligën e Kombeve zhvillohet pikërisht në Holandë, teksa sonte në mbrëmje në gjysmëfinale, portokallinjtë do të përballen me Kroacinë e Luka Modriçit.

Në gjysmëfinalen tjetër të enjten në Enshede do të përballen Spanja dhe Italia, teksa finalja e madhe do të luhet më 18 qershor.

“Ne mund të shkruajmë historinë – tha Koeman në konferencën e zakonshme për shtyp të Holandës – Nëse fiton diçka me një ekip kombëtar, ka diçka pas emrit tënd.

Ky ndërgjegjësim është i pranishëm brenda skuadrës. Ju mund ta ndieni atë, lojtarët po flasin për të, duke folur për të fituar”.

Por Holandën kjo është finalja e dytë pas asaj të 4 viteve më parë ku u mundën në finale nga Portugalia. “E keni parë sa e lumtur ishte Portugalia në vitin 2019 kur ne luajtëm kundër tyre.

Gjithmonë kishte të bënte me një kampionat europian apo një Botëror, por tani është shtuar Liga e Kombeve”. Koeman tha se suksesi në Kampionatin Europian të vitit 1988, ku ai luajti, mbetet një referencë për futbollin holandez pasi është titulli i tyre i vetëm i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat