Sulmuesi belg e bën të qartë të ardhmen e tij

Futboll

Sulmuesi belg e bën të qartë të ardhmen e tij

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:43
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku nuk do të transferohet në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës prej 25 milionë eurosh në sezon që i ka ofruar klubi i Al Hilal.

Drejtuesit e klubit arab nisën kontaktet me menaxherin e Lukakut, megjithatë përgjigja e belgut ka qenë e menjëhershme, duke kërkuar që negociatat të pezullohen pasi nuk do që të largohet.

Dëshira e tij është që të qëndrojë te Interi dhe diçka të tillë, Lukaku ua ka konfirmuar zikaltërve por edhe drejtuesve të Interit. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, në fundjavë do të ketë një takim mes dy klubeve për të folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

Sulmuesi belg mund të largohet në drejtim të Arabisë vetëm nëse Interi dhe Çelsi nuk arrijnë në një marrëveshje. Ai ka treguar se nuk dëshiron që të jetë në Londër pas sezoneve të dështuara që ka pasur.

Nga ana tjetër, Interi kërkon që ta nisë projektin e sezonit të ri me LuLa në sulm, pasi kjo dyshe i dhuroi titullin kampion dy sezone më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat