Gjithçka është vonuar

Futboll

Gjithçka është vonuar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:18
Pamje nga një ndeshje

Gjithçka është vonuar për faktin se në mes të tratativës së tyre kishte hyrë një klub, i cili nuk është nga ata që të përgjërohen çdo sezon, që të bëhesh pjesë e tyre.

Por mesa duket, nga dita e djeshme, siç raporton edhe media gjermane, falë një burimi pranë trajnerit Tomas Tuhel, Bajerni i Mynihut ka hequr përfundimisht dorë nga Deklan Rajs, për të cilin patën ofruar 100 milionë euro, plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh, për të arritur kërkesën e Uest Hemit prej 100 milionë paundësh (115 milionë euro).

Por tani mesa duket të gjitha ngërçet apo pengesat për ta dërguar zbulimin e sezonit të kaluar të Premier Ligës janë shembur dhe Deklan Rajs do të jetë shumë shpejt mesfushori më i ri i nënkampionëve të Anglisë.

Kapiteni i “Çekiçëve”, i cili e mbylli këtë sezon me fitoren e Ligës së Konferencës do të nënshkruajë brenda orëve të ardhshme një kontratë 6- vjeçare, prej të paktën 200 mijë paundësh në javë. Kjo do ta bëjë 24-vjeçarin Rajs një prej më të paguarve te Arsenali dhe në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat