Allister zbulon se kush e bindi të transferohet në Liverpool

Futboll

Allister zbulon se kush e bindi të transferohet në Liverpool

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:33
Allister

Përforcimi i ri i Liverpool-it, Alexis Mac Allister, ka zbuluar se kush e bindin që të transferohet në ‘Anfield’.

‘The Reds’ pak ditë më parë transferuan kampionin e botës me Argjentinën nga Brighton.

Ai pranoi se ishte vështirë të refuzohet trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Allister thotë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që është bërë pjesë një nga klubeve më të mëdha në planet.

“Unë pata mundësinë të flisja me të dhe ishte një nga faktorët më të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim”, tha ai për “Liverpool Echo”.

“E pashë dëshirën e tij për të nënshkruar me mua, dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua”, theksoi Allister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat