Italia i jep sot lamtumirën ish-presidentit të Milanit

Futboll

Italia i jep sot lamtumirën ish-presidentit të Milanit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:10
Pamje nga ceremonia mortore

Italia i jep sot lamtumirën ish presidentit të Milanit, Silvio Berluskonit, pasi ndarjes nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Mediat italiane bëjnë me dije se fëmijët dhe partnerja e tij Marta Faskina janë parë të përlotur gjatë ceremonisë mortore.

“Emocionet mbështjellin familjen e Silvio Berluskonit sapo arkivoli i ish-kryeministrit mbërrin përpara altarit në katedralen e Milanos”, shkruan media italiane “La Republica”.

Në funeralin e tij morën pjesë mijëra qytetarë, simpatizantë të tij, por edhe krerët më të lartë politik në Itali. Trupi i Berluskonit mbërriti në Katedralen e Milanos, ku edhe pritet të behet djegia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat