De La Fuente: Mundësi historike, duam titullin

Futboll

De La Fuente: Mundësi historike, duam titullin

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:18
De La Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, prezantoi në konferencën për shtyp ndeshjen e Nations League kundër Italisë, në të cilën luhet gjysmëfinalja.

“Për ne është një shans për të fituar një titull, është një mundësi historike. Rodri dhe Laporte janë gati të hyjnë në fushë, nuk e kam vendosur ende kush do të jetë portieri, por unë jam i qetë kushdo që të jetë nga të tre.”

Si është Rodri?

“E pamundur që ai të jetë më i motivuar se kaq, ai bëri historinë me Manchester City. Është e drejtë të festohet një fitore e tillë.”

Çfarë dëshiron të marrësh në shtëpi?

“Ju nuk mund të mendoni domosdoshërisht për të fituar, ne kemi potencial për të marrë ndonjë titull, por kjo vlen edhe për ekipet e tjera. Italia është shumë e ngjashme me ne. unë jam një njeri me besim,

besoj në kauza dhe ne kemi mundësinë për historinë. Kjo ka rëndësi.”

A do të luani me një nëntë false?

“Ne gjithmon vendosim një qendërsulmues dhe mos harroni Dani Olmo. Unë e shoh atë në çdo pozicion në sulm, nëse ai është këtu është sepse ai mund të na japë një dorë”, është shprehur tekniku i Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat